Një femër po dyshohet se është dhunuar në Istog.
Rasti që dyshohet se ka ndodhur para dy ditësh, ka përfunduar me dy të arrestuar.
Arrestimi i tyre, është bërë i ditur në raportin 24 orësh nga Policia e Kosovës.
“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar për shkak se të njëjti dyshohet se e kanë kryer vepren e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare. Te dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.