7.3 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Një e katërta e britanikëve janë gati të fikin ngrohjen gjatë dimrit për shkak të faturave të larta

- Advertisement -

Një sondazh i ri nga organizata bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar Citizens Advice tregon se një në katër njerëz në Britani janë aq të shqetësuar për rritjen e kostove të energjisë, saqë thonë se do të detyrohen të fikin ngrohjen dhe ujin e ngrohtë këtë dimër.

Të anketuarit kanë treguar se do të duhet të ndërmarrin këto hapa drastikë nëse kufiri i sipërm i çmimit të energjisë në Britani rritet me shumën e parashikuar prej 150 paund (176 euro), pra me 9.2 për qind.

Ndërsa, 31 për qind e familjeve me fëmijë dhe 39 për qind e përdoruesve me të ardhura të ulëta do ta fikin ngrohjen.

Citizens Advice paralajmëron se pa ndërhyrje urgjente të qeverisë në Londër, familjet në Britani do të vazhdojnë të përballen me zgjedhje të pamundura dhe shkurtime drastike për të përballuar ngrohjen e shtëpive të tyre.

Sipas faqes së internetit të organizatës, 34 për qind e të anketuarve thanë se do të kishin vështirësi për të përballuar ushqimin ose gjëra të tjera thelbësore si hipoteka ose qiraja gjatë dimrit, dhe shtatë për qind thanë se do t’u duhej të anashkalonin vaktet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit