Diola Dosti dhe Anila Kalleshi kanë ”thumbuar” hapur njëra-tjetrën përmes rrjeteve sociale.
Ka qenë Anila, e cila ka zgjedhur të kritikojë një “kolegen” e saj në lidhje me një informacon që kjo e fundit kishte dhënë në lidhje me personat që kanë probleme kardiake, duke i sugjeruar të konsumojnë dhjamin e mishit.
Kalleshi mendon se e ka bërë këtë thjesht për viralitet sepse nuk ka bazë shkencore, ndërsa duke bërë një humlumtim të vogël, kuptohet se statusi i drejtohet Diola Dostit.
Ish-banorja e “BBVIP”, që prej vitesh e shohim në ekran me këshillat e saj, po sidomos pas reality show-t ka marrë vëmendje të shtuar, ka zgjedhur që të reagojë pas deklaratës së Anilës, duke bërë një postim ironik në Instagram.
Diola ngre pyetjen se si quhen këto dietologet me 7 grada shkencore që dobësojnë gjithë dynjanë, por kanë nevojë të shkojnë vetë tek dietologia dhe pyetjen e ka për një “fansen” e saj.