21.4 C
New York
Wednesday, September 24, 2025

Buy now

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama thërret në takim ministrat dhe deputetët e Tiranës

- Advertisement -

Një ditë pas shkarkimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të mbledhë sot deputetët e qytetit dhe ministrat e qeverisë.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 18:00 në Kryeministri dhe në fokus të diskutimeve do të jenë zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, si dhe mbështetja për kandidaten e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu.

Takimi pritet të shërbejë për koordinimin e strategjisë së PS-së dhe për të diskutuar hapat e ardhshëm për sigurimin e një fushate të suksesshme në kryeqytet, pas largimit të Veliajt, raporton Tv Klan, transmeton Klankosova.

Të ngjashme

Të fundit