18.8 C
New York
Thursday, August 21, 2025

Buy now

Një ditë para seancës Prattipati i shkon në zyre Kurtit, shpreh shqetësim: Po shqyrton që t’i përjashtojë partitë serbe nga zgjedhjet lokale

- Advertisement -

E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, është takuar sot me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, lidhur me zgjedhjet lokale, teksa ka theksuar vëmendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë proces.

Pas takimit, ajo ka shprehur shqetësim për, siç ka thënë, veprimet e Kurtit dhe Vetëvendosjes që po synojnë t’i përjashtojnë disa nga partitë politike nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. KQZ pikërisht sot do të bëjë certifikimin e partive.

Ajo para mediave shprehi shqetësimin, për tendencat që ka thënë ajo se janë shfaqur me qëllimin që partive serbe t’u ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Prattipati theksoi se pas takimit që ka pasur me Kurtin, ajo ia ka bërë të qartë që është tejet e rëndësishme që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje.

“Me kryeministrin në detyrë kemi diskutuar për veprimet, që kuptojmë se kryeministri në detyrë dhe Lëvizja Vetëvendosje po shqyrtojnë t’i përjashtojnë disa nga partitë politike nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të ardhshme. Të jemi të qartë, besojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë e plotë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre të zgjedhur. Është shumë me rëndësi që serbët e Kosovës të përfshihen në këtë proces dhe jemi të shqetësuar për çdo tentim që limiton zgjedhjet e tyre. Ia kam bërë të qartë këto pika kryeministrit në detyrë dhe kam nënvizuar vëmendjen e SHBA-së për këtë çështje”, deklaroi ajo transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme

Të fundit