18.4 C
New York
Saturday, August 2, 2025

Buy now

Një çorape e Michael Jackson shitet për 6200 euro

- Advertisement -

Një çorape e Michael Jacksonit e përdorur gjatë një koncerti në vitin 1997 është shitur në ankand për 6,200 euro, duke dëshmuar edhe një herë ndikimin e përjetshëm të “Mbretit të Pop-it” në muzikë dhe kulturë.

Çorapja, e cila ishte e zbukuruar me kristale të vogla, është përdorur nga Jackson më 27 qershor 1997 në koncertin e tij në qytetin francez të Nice.

Ajo u mor nga një teknik i zërit pas performancës dhe tashmë, 28 vite më vonë, është shitur në ankandin e mbajtur në Hotel des ventes de Nimes, me çmim fillestar 2,500 euro dhe vlerësim të ekspertëve nga 3,000 deri në 4,000 euro.

Michael Jackson

Identiteti i blerësit nuk është bërë publik, por objekti konsiderohet tashmë një copëz historie. Kjo nuk është hera e parë që veshje të Michael Jackson-it shiten me shifra marramendëse.

Ndër to përmenden:

Xhaketa e kuqe nga klipi “Thriller”: e shitur për 1.8 milionë dollarë në vitin 2011.

Doreza e bardhë me kristale Swarovski (nga turneu Billie Jean): shitur për 350,000 dollarë në 2009.

Këpucët me të cilat provoi për herë të parë ‘moonwalk’-in në vitin 1983: shitur për 75,000 dollarë në 2018.

Xhaketë ushtarake e zezë me zbukurime të arta: për 144,000 dollarë.

Trashëgimia muzikore dhe ikonike e Jacksonit vazhdon të mbetet e gjallë, jo vetëm përmes muzikës së tij, por edhe përmes objekteve personale që mbeten të kërkuara dhe me vlerë të jashtëzakonshme për fansat dhe koleksionistët.

Një çorape e Michael Jackson në një koncert në Nice në vitin 1997 shitet për 6,200 euro

 

Të ngjashme

Të fundit