-1.6 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

“Një copë bukë, gjithmonë me një buzëqeshje”, mediumi italian shkruan për shqiptarin nga Malisheva që humbi jetën në trafik

- Advertisement -

Rilind Thaqi, 21-vjeçar nga Kosova, ka humbur jetën në një aksident trafiku derisa kthehej nga Jesolo, Venedik, me kushëririn e tij 24-vjeçar.

BMW-ja e drejtuar nga kushëriri humbi kontrollin në një kthesë dhe u përplas me një shtyllë, Rilindi, që ndodhej në vendin e pasagjerit, humbi jetën në vend.

Ky aksident vjen në një moment të vështirë për familjen e Rilindit, i cili priste me padurim të kthehej në shtëpi pas një viti për të kaluar Krishtlindjet me prindërit e tij në Kosovë.

Siç shkruan mediumi italian, Corriere, Rilindi kishte planifikuar të ndërtonte një jetë të re në Itali, duke arritur të sigurojë një punë të mirë si kopshtar në kampingun Union Lido në Ca’ di Valle dhe po punonte për të marrë lejen e drejtimit të makinës, si dhe për të blerë një shtëpi në Ca’ Savio.

Të afërmit dhe miqtë e përshkruajnë Rilindin si një djalë të dashur dhe me zemër të madhe, gjithmonë të buzëqeshur dhe të gatshëm për të ndihmuar.

“Një copë bukë. Gjithmonë me një buzëqeshje,” thotë kushëriri i tij Dini Paçarizi.

Rilindi ishte pasionant për futbollin dhe çdo fundjavë luante në Jesolo me miqtë e tij të rinj, një hobi që e mbante të lidhur me komunitetin.

Komuniteti shqiptar në Cavallino-Treporti, i cili përbëhet nga rreth 100 shqiptarë, është në zi për humbjen e tij.

Kryetarja e Bashkisë, Roberta Nesto, shprehu ngushëllime për familjen e tij, duke vlerësuar të rinjtë si Rilindi dhe kushëriri i tij për integrimin dhe kontributin që kanë dhënë në zonë./Telegrafi/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit