Një burrë ka sulmuar dhe rrahur kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen, në një rrugë në Kopenhagë, raportoi transmetuesi danez TV2.
Sulmuesi është arrestuar, sipas raporteve, shkruan Politico.eu.
Incidenti vjen dy ditë përpara se danezët të shkojnë në kutitë e votimit në zgjedhjet e BE-së.
Dhuna është bërë një temë në të gjithë Evropën gjatë fushatës.
Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico po shërohet nga një tentativë për vrasje nga një person i armatosur, ndërsa eurodeputeti socialdemokrat Matthias Ecke u rrah gjatë fushatës në Gjermani.
Sipas policisë, një politikan nga partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë u godit me thikë të martën nga një i dyshuar që mbante një kuti prerëse në Manheim në jugperëndim të vendit.