Një burrë ka sulmuar me mjete të forta dy burra të tjerë në Lipjan.
Rasti është hapur si dhunë në familje, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Viktimat nuk kanë pranuar trajtim mjekësor.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Lipjan 20.10.2024-10:24. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht me një mjet të fortë dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat nuk kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.