Një burrë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me gruan e tij është sulmuar fizikisht nga dy burra të tjerë që dyshohet se janë ish-burri i gruas dhe djali i saj.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, viktima ka thënë se gjatë incidentit të dyshuarit i kanë marrë edhe para.
Rasti po hetohet.
Raporti i plotë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Soçanicë, Leposaviq, 24.06.2023 – 00:01. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje që kishte me bashkëshorten e tij është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovar (ish-burri i gruas së tij dhe djali i saj). Po ashtu viktima ka deklaruar se gjatë incidentit nga të dyshuarit i janë marrë para. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Rasti në hetime.