8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Një burrë i fshehur në kuti rrobash për fëmijë kapet duke ikur nga Ukraina

- Advertisement -

Një burrë ukrainas është kapur i fshehur në një kuti rrobash për fëmijë, teksa po përpiqej të largohej nga vendi pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se të gjithë burrat duhet të qëndrojnë dhe të luftojnë për vendin e tyre kundër Rusisë.

Raportohet se rojet pas kontrollit të veturës ‘Renault’ të cilën e drejtonte një grua me dy fëmijët e saj, gjetën një pasagjer të pazakontë, transmeton Gazeta Sinjali.

Pamjet tregojnë një bagazh me kutinë e rrobave për fëmijë me burrin brenda saj në kufirin Ukrainë-Moldavi.

Burri dukej se po ikte nga komanda e autoriteteve ukrainase që të gjithë njerëzit të qëndronin dhe të luftonin në luftën e vendit kundër Rusisë.

Zelensky vendosi ligjin ushtarak në Ukrainë më 24 shkurt, duke vendosur një periudhë ku shtetasit meshkuj të Ukrainës nga mosha 18 deri në 60 vjeç nuk lejohen të largohen nga vendi.

Ekzistojnë përjashtime nëse një person është i papërshtatshëm për arsye mjekësore, nëse personi kujdeset për tre fëmijë ose më shumë, rrit vetëm një fëmijë ose rrit një fëmijë me aftësi të kufizuara.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit