Një rast i rëndë ka ndodhur të shtunën në Fushë Kosovë.
Policia njofton se dje rreth orës 14:15, një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Autoritetet e sigurisë nuk japin detaje më shumë, veçse thonë se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin 24 orësh.
Lidhur me këtë ngjarje kanë nisur edhe hetimet.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.