Një breshkë gjigante e ujit ka “vizituar” bregdetin e Sarandës këtë të enjte.
Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, breshka në momentin që është parë ka qenë gjallë, por sipas dëshmitarëve okular mund të jetë goditur nga ndonjë mjet lundrues, pasi kishte qenë e pafuqishme në lëvizje.
Deri sa të stabilizohet gjendja e saj breshka do të mbahet në breg për ta hedhur përsëri në ujë.