Një aeroplan privat raportohet të jetë parë në hapësirën ajrore të Kosovës.
Ky aeroplan sipas raportimeve të KlanKosovës është nisur nga Rotredami për në vendin tonë
Ende nuk dihet nëse me këtë aeroplan po udhëton ish-kreu i UÇK-së, Kadri Veseli.
Kujtojmë se nëna e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Ajshe Veseli, ka vdekur të premten në moshën 93-vjeçare.
Vdekja e saj vjen shtatë muaj pasi babai i Veselit ishte ndarë nga jeta.
