8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Një ashensor i prishur çoi në krijimin e një prej gjuhëve më të dashura të programimit

- Advertisement -

17 vite më parë, zhvilluesi i Mozilla Gaydon Hoare u rikthye nga puna për të gjetur ashensorin e apartamentit të tij jashtë funksioni. I detyruar të ngjiste 21 kate, ai u acarua ndërsa kuptoi se një keqfunksionim softueri kishte shkaktuar këtë ushtrim fizik të pa planifikuar.

Të gjithë këtë irritim Hoare e shkarkoi tek një projekt i një gjuhe programimi të shpejtë dhe fleksibël me minimizim të gabimeve dhe parandalim të problemeve të tilla siç është mosfunksionimi i ashensorit.

Gjuha e programimit Rust që atëherë është bërë një projekt open-source me mbështetje të madhe nga programuesit dhe aplikuar nga projekte të vogla deri tek aplikacione masive si ato të zhvillohen nga gjigantë si Microsoft dhe Amazon.

Gjuhët e programimit si C dhe C++ kanë një kosto. Ato ofrojnë fleksibilitetin e nevojshëm që programi të funksionojë për ekzekutimin e suksesshëm të një aplikacioni por nga ana tjetër kërkojnë nga zhvilluesit të menaxhojnë transaksionet e memories me kujdes. Dështimi në llogaritjen e duhur të këtyre transaksioneve të memories mund të shkaktojë dështime dhe mungesë stabiliteti të aplikacionit.

Për të lehtësuar menaxhimin e memories, gjuhë si Java prezantuan konceptin e Garbage Collector. këto kolektorë janë dizajnuar për të pastruar memorien e sistemit në mënyrë periodike duke minimizuar rrezikun e gabimeve të memories. Por nga ana tjetër kjo rrit përdorimin e memories dhe konsumon më shumë resurse për të mbajtur kolektorët në funksion.

Hoare u përpoq të krijojë një gjuhë programimi efektive dhe efikase për të eliminuar hendeqet mes këtyre qasjeve të vjetra të menaxhimit të memories. Edhe pse u kërkon zhvilluesve aplikimin e disa rregullave strikte të kodimit, gjuha menaxhon vetë memorien në vend të zhvilluesit duke siguruar ekzekutimin e një kodi prej të cilët memoria është e sigurtë.

Nga 2013 mbështetësit e gjuhës kishin rafinuar menaxhimin e memories nga Rust deri në atë pikë saqë nuk nevojitej fare një kolektor. Gjuha vijoi të maturohej dhe të fitojë mbështetje nga zhvilluesit në mbarë botën përpara se versioni i parë stabil të mbërrinte në Maj të 2015-ës.

Në 2022 madhësia e komunitetit Rust ishte trefishuar në më shumë se 3 milionë përdorues dhe ishte në listën NASA për gjuhët e sigurta në aspektin e memories.

Përdorimi i Rust në industritë e automobilave dhe hapësirës nga kompanitë IT, përfshirë Microsoft, Amazon dhe Dropbox, vijon të rritet çdo ditë duke ulur varësinë ndaj C dhe C++. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit