-3.2 C
New York
Wednesday, January 8, 2025

Buy now

Një armë me 50 copë fishekë kapet në Merdarë

- Advertisement -

Dogana e Kosovës gjen dhe sekuestron një armë me 50 fishekë në një autobus.

Një armë me 50 copë fishekë është gjetur dhe sekuestruar të dielën në një autobus me targa të Kosovës, në pikën kufitare në Merdarë, ka njoftuar Dogana e Kosovës përmes një komunikate. Arma dhe fishekët janë konfiskuar nga punonjësit doganorë dhe janë dorëzuar menjëherë në duar të policisë kufitare për hetime të mëtejshme.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve kufitare dhe procesit të skanimit, në njërën prej valixheve është vërejtur një armë dhe 50 copë fishekë, ndërsa pas verifikimeve të mëtejshme, është konstatuar dhe gjetur edhe pronari i  valixhes.

“Policia e Kosovës ka marrë përsipër trajtimin dhe hetimin e këtij rasti, në përputhje me ligjet në fuqi. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me organet kompetente dhe të raportojnë çdo veprim të dyshimtë, në mënyrë që të kontribuojmë së bashku për një mjedis më të sigurt”, thuhet në njoftimin për shtyp të Doganës së Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit