7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Një arë e papunuar, u dhanë 100 mijë euro por toka mbeti batall

- Advertisement -

Enver Bajrami, një ish-kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për asamble komunale, ka fituar një grant bujqësor në vlerë 100 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë.

Informatën e ka dhënë sot Egzon Pacolli, aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Bajrami është pronar i kompanisë Galaxy AE l.l.c. Kompania e cila ka përfituar një grant prej 100 mijë eurosh në vitin 2022, nga Ministria e Bujqësisë, e udhëhequr nga Faton Peci”, ka thënë Pacolli.

Pacolli ka publikuar pamjet nga toka për të cilën Bajrami ishte subvencionuar. Ajo është boshe. Pa të mbjella.

“Ju lutem, shikoni pamjet dhe gjykoni vetë: A është punuar ndonjë gjë tash e dy vite? Ku kanë përfunduar fondet e grantit?”, ka pyetur Pacolli, shkruan Paparaci.

Zyrtari i LDK-së i ka bërë thirrje ministrit Faton Peci që të publikojë listën e përfituesve për vitin 2024, “për Masën 1, Nënmasën 1.1a – Arra dhe lajthia”.

“Pse nuk po e publikon? Çfarë po fsheh?”, ka vazhduar Pacolli

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit