Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në qytetin e Durrësit, konkretisht në lagjen nr. 4.
Sipas raportimeve të mediave shqiptare, një person 68-vjeçar është goditur nga një automjet, duke pësuar lëndime të rënda. Për shkak të plagëve të marra, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.
Viktima është identifikuar si Rifat Murra, i cili në momentin e ngjarjes po lëvizte me biçikletë.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit të përfshirë në aksident është shoqëruar në polici, ndërsa organet e rendit dhe hetuesisë kanë nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.






