24.3 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

“Një aferë tradhtie me një të afërm…”- Naim Murseli merr në pyetje vëllain e Liridona Ademajt

- Advertisement -

Naim Murseli, i akuzuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, ka marrë në pyetje vëllain e tashmë të ndjeres, Leonard Ademaj, i cili po dëshmon në seancën gjyqësore të së hënës.

Murseli ka pyetur Leonard Ademajn nëse motra e tij është ankuar në raport me të përgjatë 12 viteve martesë, shkruan Insajderi.

Ademaj ka thënë se disa muaj para se të ndodhte tragjedia, familja e tij ishte njoftuar për një aferë tradhtie nga ana e Naim Murselin me një të afërme të saj.

Murseli ka pyetur edhe se në çfarë ore kishte qenë në morg bashkë me Kushtrim Kokallën, por që Ademaj ka thënë se s’e di saktë orën.

Pjesë nga intervistimi:

Naim Murseli: E kam një pyetje për Leonardin. Për 12 vjet martesë, a ju është ankuar ndonjëherë motra juaj për mua apo për raportin tonë?

Leonardi: Jo nuk është anku. Përveç që para disa muajve para se të ndodhte… Është prekur shumë për një aferë tradhtie e Naimit me të afërmen e saj… por që ajo vetë e kishte zgjidhë këtë dhe ne nuk e kemi kundërshtuar qëndrimet e saj.

Të ngjashme

Të fundit