Një grua rreth 70-vjeçare ka vdekur, pasi ka rënë nga lartësia e një objekti.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Viktor Majer” në Prishtinë sot rreth orës 05:00.
Rastin për teve1.info e ka konfimuar Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.
“Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rasti”, ka deklaruar Borovci.