18.5 C
New York
Friday, August 1, 2025

Buy now

Një 63-vjeçar gjendet pa shenja jete në një vilë në Jezerc

- Advertisement -

Një person 63-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një vilë private në fshatin Jezerc të Ferizajt, mëngjesin e së enjtes. Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot më 31.07.2025, rreth orës 12:30, Policia është njoftuar se në një vilë private në fshatin Jezerc ndodhej një person pa shenja jete. Viktima, mashkull 63-vjeçar, është gjetur në garazh pranë veturës së tij, rreth orës 11:00,” deklaroi Veseli.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve rajonale dhe ekipi i forenzikës, ndërsa vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor i Qendrës Emergjente në Ferizaj.

Sipas Policisë, Prokurori i Shtetit është njoftuar për rastin dhe ka udhëzuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Rasti po hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Ferizaj dhe për çdo informacion shtesë do të jeni të njoftuar me raport të radhës,” theksoi zëdhënësi Veseli.

Të ngjashme

Të fundit