10.5 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Një 36-vjeçare gjendet pa shenja jete në Skenderaj, Policia nis hetimet për rastin

- Advertisement -

Një 36-vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 18:00, nga ana e familjarëve është raportuar se në fshatin Llaushë të Skenderajt, në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër e moshës 36-vjeçare.

Ai ka theksuar se hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, shtoi ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit