0.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Një 28-vjeçar gjendet pa shenja jete në Suharekë

- Advertisement -

Një 28 vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Duhël të Komunës së Suharekës.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Veseli Gashi.
 
Gashi ka njoftuar se rasti tashmë është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa tashmë kanë filluar hetimet nga njësitë përkatëse policore si dhe nga Prokuroria.

“Prokuroria dhe Policia kanë nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë në Duhël të Suharekës. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka deklaruar ai.

Poashtu Gashi theksoi se është faza fillestare dhe janë në pritje të informacioneve.

“Hetuesit janë duke u marrë me rastin. Është faza fillestare e hetimeve dhe jemi në pritje”, ka thënë ai. /Kanal10/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit