-2.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Një 25-vjeçare gjendet e vdekur në Prishtinë, dyshohet se bëri vetëvrasje

- Advertisement -

Një 25-vjeçare është gjendur pa shenja jete sot në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:40 në rrugën “Lekë Dukagjini”.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se bazuar në informacionet e para, dyshohet se e njëjta ka bërë vetëvrasje.

Ai ka thënë se policia dhe prokuroria kanë nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore të ekzaminimit.

“Rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, femër, rreth 25 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe  po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha Borovci. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit