7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Një 18-vjeçar nga Kosova vdes në një aksident në Itali

- Advertisement -

Një 18-vjeçar nga Kosova ka vdekur në një aksident në Itali.

Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmë në Torinonë Caselle Torinese.

Bëhet fjalë për Blendi Halilin, i cili u aksidentua me një veturë të tipit “Ford KA”, i cili ishte pronë e babait të tij.

Mediat italiane raportojnë se ai kishte goditur me veturë murin e një fabrike, duke bërë kështu që vetura të shpërthente në flakë, përcjell Klankosova.tv.

I riu nuk posedonte patentë-shofer.

Së bashku me të në momentin e aksidentit ishin edhe tre djem të tjerë nga mosha 16 deri në 18-vjeçare.

Ata arritën që të dalin nga vetura, derisa 18-vjeçar kosovar mbeti i djegur në veturë, përcjell Klankosova.tv

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit