Në rrethana të paqarta ka ndërruar jetë një 18-vjeçar në oborrin e tij në fshatin Llukë të Deçanit.
Lajmin për mediet e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për vetëvrasje.
“Nje person është gjetur i shtrirë në oborrin e tij në fshatin Llukë të Deçanit. Policia dhe ambulanca kanë dalë mënjëherë në vendin e ngjarjes. Mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Viktima është rreth 18 vjeç, ende nuk dihet se a është vetvrasje“, ka thënë Gashi.