Një 18-vjeçar është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës të dielën rreth orës 18:40.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, ku për rastin kanë filluar hetimet.
Zëdhënësi Avni Zahti, ka thënë se është iniciuar dhe po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”
“Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, njofto Zahiti.






