![Një 10-vjeçare nxirret pas 185 orëve nën rrënoja në Turqi Një 10-vjeçare nxirret pas 185 orëve nën rrënoja në Turqi](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/02/termet1.webp)
Një vajzë 10-vjeçare është shpëtuar e gjallë të hënën pasi ka kaluar 185 orë nën rrënoja të një ndërtese të shembur nga tërmeti në Turqi të hënën e kaluar, raporton “CNN Turk”.
Ayca Ceplin është nxjerrë nga rrënojat e një kompleksi banesor në Kahramanamaras.
Tërmeti 7.8 ballë Rihter që dridhi Turqinë e Sirinë të hënën e kaluar, ka shkaktuar mbi 36 mijë viktima.