22.1 C
New York
Monday, September 8, 2025

Buy now

Nivel i lartë i manganit në Badoc, IKShPK: Mos e përdorni ujin për pije

- Advertisement -

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se po vazhdon me monitorimin e cilësisë së ujit të destinuar për pije.

Sipas njoftimit të IKShPK-së, analizat laboratorike të realizuara në ditët e fundit rezultojnë me vlera të manganit të cilat tejkalojnë kufirin e lejuar të përqendrimit të manganit prej 0.05 mg/l sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 10/2021 për” Cilësinë e Ujit për Konsum nga Njeriu”, dhe gjithashtu tejkalojnë standardin shëndetësor prej 0.3-0.4 mg/l mbi të cilin konsiderohet se mund të ketë ndikim në shëndet.

Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës, IKSHPK ka apeluar tek qytetarët që furnizohen nga Fabrika e Ujit në Liqenin e Badocit që të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës.

Të ngjashme

Të fundit