-10 C
New York
Monday, December 23, 2024

Buy now

Nitaj: Osmani paska caktuar një datë zgjedhjesh që formalisht nuk e ka kërkuar askush

- Advertisement -

Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka reaguar pasi presidentja Osmani e ka caktuar 9 shkurtin e vitit 2025 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Ai ka thënë se data e caktuar nga Osmani nuk është kërkuar nga asnjë parti politike, të paktën siç ka thënë ai në publik.

“Presidentja, ky faktor uniteti. E paska caktuar një date zgjedhjesh qe formalisht nuk e ka kërkuar askush! Te paktën jo publikisht”, ka shkruar Nitaj.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nxjerrë dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Zgjedhjet sipas dekretit të presidentes do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025

Presidentja e Kosovës më 31 korrik  kishte mbajtur takim me partitë parlamentare për të diskutuar datën e zgjedhjeve.

Në këtë takim, tri partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK kishin propozuar që 26 janari i vitit 2025 të jetë data e mbajtjes së zgjedhjeve.

Lëvizja Vetëvendosje e cila nuk kishte marrë pjesë në takim, ditë më parë përmes kryetarit të LVV-së, Albin Kurti që aktualisht është edhe kryeministër i vendit kishte propozuar që zgjedhjet ta mbahen më 2 shkurt.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit