Muharrem Nitaj, sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, ka reaguar pas fjalimit të sotëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Kuvend për Asociacionin.
Nitaj ka thënë se kryeministri Kurti shpresat i ka tek presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
“Kryeministri krejt shpresat i ka mbështetur tek presidenti i Serbisë, se mos ai do t’i bije pishman për marrëveshje dhe të thotë: ‘A ju kam thënë se nuk e kam pranuar!”. Dmth shpreson se dështimi do të jetë shpërtimi”, ka shkruar Nitaj në “Facebook”.