Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përkujtuar Shkëlzen Haradinajn në përvjetorin e rënies së tij.
Nitaj përmes një postimi në Facebook e ka quajtur Shkëlzenin “Kreshniku i UÇK-së”.
Ai për Shkëlzenin ka thënë se ishte ndër burrat e rrallë të Kombit.
Postimi i plotë:
Lavdi Kreshnikut të UÇK-së
Sot e ka përvjetorin e lavdisë, e ka përvjetorin e rënies por edhe të përjetësisë, Kreshniku i UÇK-së, Shkelzen Haradinaj!
Ai ishte ndër burrat e rrallë të Kombit.
Lavdi e përjetshme Gjeneral Shkelzenit!