Këngëtarja e njohur shqiptare, Nita Latifi, ka realizuar një fotosesion të ri në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Ajo është shfaqur në natyrë me një fustan të bardhë dhe me një shami të gjatë ngjyrë rozë.
“Të festojmë me ato që fituan luftën, t’i kujtojmë ato që e humbën atë.. T’i japim shpresë atyre që po e luftojnë tani..Kryeni kontrollet për kancerin e gjirit, zbulimi i hershëm shpëton jetë”, ka shkruar ajo sipër videos.
E në tjetrin postim shtoi: “Gratë nuk lindin të forta, ato bëhen nga stuhitë nëpër të cilat kalojnë”.
Artistja ndërkohë gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP Albania 2 zbuloi se ka qenë e diagnostikuar me tumor në gji.
E njëjta ishte larguar për pak nga shtëpia për t’i bërë disa kontrolle dhe nga kjo theksoi se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar.
Autorja e këngës “2 gota” mori mbështetje të madhe në komente dhe komplimente nga ndjekësit e miqtë.