Nita Latifi, këngëtare dhe ish-banore e “BBVA”, ka ironizuar performancën e Eglit, e cila performoi “Mora fjalë” nga Shkurte Fejza gjatë koncertit të saj në Kosovë. Shumë diskutime krijoi edhe veshja e Eglit, e cila u shfaq me një palë streçe të shkurta, bluzë oversize dhe kapele të zezë.
“Hajde, br*kët jemi mësuar t’i shohim, ama pse nuk është duke e kënduar këngën?”, shkroi Nita në në postim në Instastory, duke vënë theksin se kënga ishte playback.
Shumë njerëz e cilësuan si “të papërshtatshme” veshjen e saj, sidomos për faktin që këndon një prej këngëve më patriotike shqiptare.
Reagimi i Nitës vjen pas atij të Albina Kelmendit, e cila shpërtheu ashpër kundrejt Eglit.
“Më falni edhe mua që po e shpërndaj! Uroj të jetë ndonjë montazh i keq”, u shpreh ajo fillimisht dhe më vonë, shtoi:
“Më vjen keq për ata që e kanë keqkuptuar reagimin tim. Në vend që të më dëgjoni çfarë po them, vazhdoni e merreni me veshjen e paragjykimin! Ngrijani zërin videos edhe e kuptoni çfarë kam dashur të them. Faqja ku e kam parë këtë video ka qenë kritikuese ndaj veshjes dhe unë veç kam reaguar ndaj asaj çfarë kam dëgjuar, prandaj kam shkruar ‘uroj të jetë veç montazh’. Dhe po, nëse doni mendimin tim edhe për këtë temë, e them shumë qartë se ajo veshje nuk i përshtatet aspak karakterit të këngëve që po interpretohen!”.