0.2 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

NISMA i reagon Muratit: Një mercenar në krye të ministrisë së qeverisë së Albin Kurtit!

- Advertisement -

Nsma Socialdemokrate i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili në 2016 kishte thënë se më lirë do të na kushtonin mercenarët sesa UÇK-ja”, shkruan GazetaScanner.

Në një reagim për media, Nisma e ka konsideruar skandal i rëndë dhe si i tillë është i pafalshëm për një bartës të një funksioni publik.

Reagimi i plotë:

Deklarata e ministrit të financave Hekuran Murati se; “më lirë do të na kushtonin mercenarët sesa UÇK-ja” është skandal i rëndë dhe si i tillë është i pafalshëm për një bartës të një funksioni publik. Një deklaratë e tillë nga një zyrtar i lartë qeveritar fyen rëndë vuajtjet e shekullore të popullit shqiptar! Fyen rëndë mijëra dëshmorë dhe martirë të cilët dhanë jetën për çlirimin e vendit! Fyen rëndë çdo luftëtar të UÇK-së. Fyen rëndë qindra fëmijë të vrarë në mënyrë mizore nga barbaria serbe! Fyen rëndë mbi 20 mijë gra e vajza të dhunuara gjatë luftës!

Fyen rëndë lirinë e vendit.
Ky tip mercenari nuk e kupton dot vlerën e lirisë as si koncept e as si realitet.

Lufta e UÇK-së është vlera më e çmueshme dhe themeli i lirisë së vendit. Liria nuk është pazar, siç e sheh mercenari, Hekuran Murati!

Prandaj, NISMA Socialdemokrate kërkon dorëheqje të menjëhershme të Hekuran Muratit nga posti i Ministrit të Qeverisë së Kosovës si dhe distancim publik të kryeministrit Albin Kurti nga kjo deklaratë skandaloze!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit