6.3 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

NISMA merr pjesë në takimin e ftuar nga PSD për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike

- Advertisement -

Nisma Socialdemokrate do të marr pjesë në takimin e ftuar nga kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj për të kundërshtuar bashkërisht vendimin e rritjes së çmimit të rrymës.

Zyrtar të këtij subjekti kanë konfirmuar pë r Indeksonline se edhe ky subjekt do të marrë pjesë në kë të takim që do të mbahet nesër nga ora 13:00.

Përveç Nismës, kësaj ftese i është përgjigjur pozitivisht Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Zëdhënësi i kësaj partie, Lulëzim Blaka ka konfirmuar për Indeksonline se AAK do të marr pjesë në këtë takim.

Indeksonline ka kontaktuar edhe me përfaqësues të partive tjera opozitare, por deri në kohën e publikimit të këtij shkrimi nuk ka marrë përgjigje.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit