Nismës Socialdemokrate i është bërë një pritje madhështore në Rovato të Italisë.
Kreu i kësaj partie, Fatmir Limaj, tha se atje morën mbështetje të fuqishme për ta rikthyer NISMAN’n në Paralamentin e Kosovës.
“Mërgimtarët në çdo etapë kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në liri dhe ndërtimin e shtetit, andaj nga bashkatdhetarët në Itali🇮🇹 morëm mbështetje të fuqishme për ta rikthyer fuqishëm NISMA-n në Parlamentin e Kosovës, si nevojë e domosdoshme për fuqizimin e shtetit. Bashkëatdhetarët duan veç VEPRAT dhe e kaluara jonë është garanci për zhvillim dhe siguri”, u shpreh Limaj.
Madje në një video të postuar në rrjetin social ‘Instagram’ shihet se mërgimtarët janë ngritur në këmb nga fjalimi i tij.