NISMA Socialdemokrate ka mirëpritur bashkimin e Listës “Ideal” në koalicionin e tyre.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në cilësinë e udhëheqësit të koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 ka njoftuar se i është bashkuar edhe Lista “Ideal”, ku Gjenerali Nuredin Lushtaku do të jetë kandidat për deputet, raporton Scanner.
Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të angazhimit për një Kosovë të sigurt dhe zhvillim të qëndrueshëm.
“Në emër të Nismës Socialdemokrate, mirëpresim me kënaqësi bashkimin e Listës “Ideal” në koalicionin tonë”, thuhet në komunikatën e NISMA!
Komunikata e plotë:
Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të angazhimit për një Kosovë të sigurt dhe zhvillim të qëndrueshëm. Gjeneral Nuredin Lushtaku, me angazhimin dhe përkushtimin e madh për vendin, i bën nder dhe i jep forcë koalicionit tonë drejt fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ky bashkim forcon edhe më shumë vizionin tonë për një Kosovë stabile dhe të integruar në NATO.
Lista ”Ideal” e Bekim Jasharit i bashkohet koalicionit me AAK-në, Nuredin Lushtaku garon për deputet