Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin sot për themelimin e grupit ndërinstitucional për anëtarësimin e Kosovës në NATO, ndërkaq më pas ka reaguar ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, raporton Scanner.
Sipas tij, FSK është gati që të jetë përkrah NATO e që një anëtarësimi i mundshëm i Kosovës do t`i shërbente paqes dhe stabilitetit dhe sigurisë kudo në botë.
Reagimi i plotë:
Edhe një lajm i shumëpritur,
Sot, si Qeveri e Republikës së Kosovës, morëm vendimin për themelimin e Grupi punues ndërinstitucional për integrimin e Republikës së Kosovës në NATO.
Anëtarësimi i Kosovës në NATO ishte dhe mbetet prioriteti kryesor strategjik i Republikës së Kosovës.
Në momentumin e ri gjeopolitik, kam besimin e plotë se, aleatët tanë vendimmarrës më në krye SHBA-të, do të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit tonë.
Republika e Kosovës është gati!
Institucionet e Republikës së Kosovës janë gati!
Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, janë gati!
Si anëtare e NATO-së në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë kudo në Botë.
KosovoInNATO
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=289765879931466&id=100066941695634