Zyrtarë të NISMA kanê bërë homazhe në varrezat e Jasharëve në Prekaz për nder të 28 Nëntorit, raporton Scanner.
“28 Nëntori, ne Prekazin heroik, aty ku frymon liria dhe qëndresa shqiptare, vendi ku rilindi shpresa, jeta e re!”, thuhet në njoftimin e NISMA.
“Prekazi nuk është thjesht një vend i zakonte, është themeli i lirisë sonë, altari ku sakrifica i dha jete e nder sot Kosovës se lirë.
Familja Jashari është simbol e përjetësimi i ndjenjës së atdhedashurisë, themel , rrenje e frymezim per heroizem kombetar”.
Postimi i plotë:
Dite e madhe, dite krenarie mbareshqiptare!
28 Nëntori, ne Prekazin heroik, aty ku frymon liria dhe qëndresa shqiptare, vendi ku rilindi shpresa, jeta e re!
Sot, në këtë ditë të madhe e te shenjte per kombin tonë, Nisma Socialdemokrate, bashke me koalicionin tone, te përkushtuar ndaj vlerave kombëtare, u ndalëm në vendin ku historia e Kosovës flet fuqishem e me kranari– në Prekazin heroik!
Prekazi nuk është thjesht një vend i zakonte, është themeli i lirisë sonë, altari ku sakrifica i dha jete e nder sot Kosovës se lirë.
Familja Jashari është simbol e përjetësimi i ndjenjës së atdhedashurisë, themel , rrenje e frymezim per heroizem kombetar.
Në këtë 28 Nëntor, nderuam kujtimin e të gjithë atyre që dhanë gjithçka për vendin, flamurin, gjuhën dhe identitetin tonë kombëtar.
Rrugetimi yne politik dhe aktoviteti kombetar e shteteror mbeshteten mbi keto vlera, te misheruara me sakrificen e komandantit Adem Jshari e familjes se tij!
Të bashkuar e te frymëzuar nga e kaluara jone e lavdishme, të përkushtuar fuqishem për të ardhmen, do të vazhdojmë te punojme deri ne sakrifice për një Kosovë te zhvilluar, te forte, te sigurte e te dinjitetshme.
Rrugetimi yne do te jete i perbashket me partneret e miqt tane nderkombetar.
Gezuar festat e Nentorit!