2.7 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Nisin punimet për ndërtimin e rrugës “Jim Xhema” në kryeqytet

- Advertisement -

Kanë nisur punimet e rrugës “Jim Xhema” e njohur si rruga A, e cila pritet të përfundojë brenda 240 ditëve dhe ka një kosto financiare 8.4 milionë euro.

Me këtë rast, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se kanë filluar punimet për 1.5 kilometrin e parë dhe pritet të përfundojnë punimet brenda 240 ditëve.

Kemi filluar punimet me një ditë të bukur, është projekt madhor dhe me rëndësi të madhe. Kemi filluar me 1.5 kilometrat e parë dhe dinamika do të jetë e shtuar. Do të punohet në të dyja anët, nga ana e Kalabrisë dhe Prishtinës së Re. Kjo është faza e parë dhe trajton edhe çështjen e kanalizimit. Rruga e re po krijohet dhe është me standarde të reja. Prishtina veçse po frymon me lehtë dhe rrugët po i krijojmë. Faza e parë është 8.4 milionë euro. Pastaj do te vazhdohet edhe ne faza tjera. Kjo fazë do të merr kohë 240 ditë pune dhe të bëhet përurimi i kësaj”, tha ai.

Ndërsa, Krenar Xhaferi, drejtor për investime kapitale, ka thënë se ky projekt do të lidhet me rrugën B.

Theksojmë se Rruga do të jetë 6 korsi, dhe do të ketë shtigje të biçikletave.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit