Prokuroria Themelore ka nisur hetimet lidhur me raportimin për zhvillimin e pedofilisë nga një person i dyshimtë në Prizren.
Nga Prokuroria është theksuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës, për mbledhjen dhe grumbullimin e të dhënave lidhur me rastin e profesorit me inicialet F.K., pas raportimit të “Abc News Albania”.
Prokuroria ka njoftuar se do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të këtij rasti, transmeton lajmi.net.
“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të këtij rasti, konform dispozitave ligjore në fuqi.”