Ramadan Nishorit ka folur sonte në emisionin “Krejt Kapak” në Klan Kosova mbi abuzimin seksual nga forcat serbe.
Ai tha se këtë gjë deri në vitin 2019 nuk e ka diskutuar me askënd, madje u shpreh se kishte ardhur në përfundim për ta lëshuar Kosovën.
Nishori tregoi se kishte shkuar në Mal të Zi, por se ishte kthyer sërish në Kosovë, sepse i kishte penguar gjuha që flitej atje.
“Deri në vitin 2018/19 nuk e kam diskutuar me kërkënd, derisa jam hy jam shku te qendra e PRSD-së, nuk mujsha më me hi brenda, jam shku dhjetëra herë, erdha në një përfundim me lëshu Kosovën krejt. I mora fëmijtë dhe shkova në Mal të Zi, edhe atje gjuha e tyre më pengojke u kthyem apet në Kosovë”, shpreh tutje Nishori./Klankosova.tv