10.5 C
New York
Saturday, May 24, 2025

Buy now

Niset grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova: Më i ri është një 15-vjeçar, kurse më vjetra është një 84-vjeçare

- Advertisement -

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se sot është nisur grupi i parë i besimtarëve kosovarë drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin.

Në njoftimin e BIK-ut është bërë me dije se ky grup përbëhet nga 297 veta.

Sipas këtij njoftimi, haxhiu më i ri për këtë vit është një 15-vjeçar, kurse më e vjetra është një 84-vjeçare.

“Grupi i parë i besimtarëve nga Kosova është nisur sot nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin. 297 haxhilerë nga komuna e Prishtinës dhe Fushë Kosovës do të nisën rreth orës 08:00 të mëngjesit, ndërkohë që grupet e tjera pritet të udhëtojnë gjatë ditëve të ardhshme. Haxhiu më i ri për këtë vit është një 15-vjeçar nga Prishtina, kurse më e vjetra është një 84-vjeçare poashtu nga Prishtina. Nga Drejtoria për Haxh dhe Umre e Bashkësisë Islame të Kosovës thonë se gjithçka është duke shkuar mbarë ashtu siç është paraparë. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton se këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1576 besimtarë”, është thënë në njoftimin e BIK-ut.

Të ngjashme

Të fundit