17.4 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Nis viti i ri shkollor në Kosovë pas pesë jave grevë të mësimdhënësve

- Advertisement -

Pas suspendimit të grevës pesë javore, sot fillon mësimi në të gjitha nivelet e arsimit para-universitar në Kosovë.

Viti i ri shkollor duhej të fillonte zyrtarisht më 1 shtator, por një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak të grevës së SBASHK-ut.

MASHTI në njoftimin për fillimin e vitit të ri shkollor uron të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për vitin e ri shkollor. Ministria u bën thirrje drejtorivekomunale të Arsimit që të sigurohen për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Ndërkohë që SBASHK-u ka paralajmëruar se nuk do të ketë zëvendësim të orëve të humbura, ministrja Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se ministria që ajo drejton do të formojë sot një grup punues për të rishikuar Udhëzimin Administrativ për Kalendarin e vitit shkollor dhe në bazë të tij do të bëhen riplanifikimet në shkolla.

Ministria e Arsimit po ashtu ka njoftuar se janë shpërndarë të gjitha tekstet në komuna e shkolla sipas kërkesave të drejtorive komunale të arsimit, ndërsateksti i Gjuhës shqipe, klasa e pestë, tekst i ri i hartuar këtë vit, do të dërgohet brenda kësaj jave në shkolla.

Greva në arsim kishte nisur më 25 gusht, me kërkesat për 100 euro shtesë deri në hyrjen fuqi të ligjit të pagave, gjë e cila është hedhur poshtë nga Qeveria, e cila ka ofruar një zgjidhje prej 50 eurosh, me premtimin se një gjë e tillë do të shikohet të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm në varësi të shkallës së inflacionit.

SBASHK-u të shtunën mori vendim për pezullimin e grevës deri në janar të vitit të ardhshëm.

Projektligji për paga, nga data 15 shtator deri më 6 tetor, është në procedurat e konsultimeve publike. Ai më pas duhet të miratohet në Qeveri dhe Kuvend dhe të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.Ligji hyn në fuqi tetë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit