-6.5 C
New York
Thursday, February 20, 2025

Buy now

Nis takimi ShBA – Rusi në Arabinë Saudite

- Advertisement -

Bisedimet mes delegacioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në Arabinë Saudite kanë filluar.

Pala amerikane ka theksuar se takimi i sotëm nuk ka të bëjë me fillimin e negociatave, por për të marrë vesh nëse Rusia është “serioze” për përfundimin e luftës në Ukrainë, raporton televizioni BBC.

Rusia thotë se prioriteti i saj është fillimi i normalizimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.

Nuk është e qartë se cila pjesë e takimit do të zhvillohet prapa dyerve të mbyllura.

Në këtë takim nuk po merr pjesë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e as ndonjë zyrtar tjetër i vendit të tij.

Të martën, Zelensky ndodhet në Turqi për t’u takuar me homologun turk, Rexhep Erdogan.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit