25.3 C
New York
Thursday, July 17, 2025

Buy now

Nis takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel

- Advertisement -

Ka nisur takimi në mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë takim, i cili po ndërmjetësohet nga i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, do të diskutohet për draft-statutin e Asociacionit.

Përveç draft-statutit, palët pritet të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës.

Para takimit me presidentin Vuçiq, kryeministri Kurti ka takuar Zëvendës ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kryeministria njofton se takimi ishte miqësor me produktiv, ku u fol për pritjet nga ballafaqimi me presidentin serb Vuçiq si dhe nevojën e zbatimit të pikave për të cilat palët janë dakorduar, përcjell gazeta online Reporteri.net.

“Ishte një takim miqësor e produktiv, të cilin kryeministri Kurti e filloi duke e falënderuar z. Escobar për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e votimit në fazën e parë të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke e cilësuar atë të arritur meritore të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.

Pas takimit trilateral, Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell do të mbajë konferencë për media.

Kështu ka bërë të ditur në faqen zyrtare, Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme.

Nga takimi në Ohër kanë kaluar 45 ditë dhe në atë të sotmin do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes së arritur atje.

Të ngjashme

Të fundit