Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur takimin me partitë politike për konsultim lidhur me zgjedhjet komunale në: Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Në takimin me dyer të mbyllura po merr pjesë kryeministri, Albin Kurti, PDK, LDK, pakicat. Ndërsa, ftesë nuk i është përgjigur AAK-ja e Ramush Haradinajt.
Kujtojmë se sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka dhënë rekomandim për shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat do të mbahen më 18 dhe 25 dhjetor 2022.
Kjo u bë e ditur në mbledhjen e së shtunës të KQZ-së, vetëm një ditë pasi ky institucion mbajti mbledhje me dyer të mbyllura.
Sipas anëtarëve të KQZ-së janë institucionet e sigurisë që u takon të flasin për sigurinë