13.1 C
New York
Friday, April 18, 2025

Buy now

Nis sot zyrtarisht fushata elektorale në Shqipëri

- Advertisement -

Nis sot zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke çelur një muaj të ngjeshur takimesh, mitingjesh dhe përballjesh mes partive që garojnë për pushtet.

Partia Demokratike dhe koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” janë të parët që hapin fushatën me një miting madhor në sheshin “Nënë Tereza”, ku po ndërtohet skena kryesore. Figura qendrore e kësaj fushate do jetë Chris Lacivita, strateg politik amerikan që pritet të drejtojë nga afër këtë garë për PD-në, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, ndryshe nga herët e tjera Partia Socialiste zhvillon sot takime në të 12 qarqet me gratë një kategori që PS e konsideron themel të mbështetjes elektorale, por edhe pjesë të rëndësishme të përfaqësimit në politikë. Fushata zyrtare e PS hapet më 12 prill në orën 12:00, si simbolikë ndaj 12 yjeve të Bashkimit Evropian, destinacion që socialistët e vendosin në qendër të programit të tyre me sloganin: “Shqipëria 2030 në BE”.

Edhe Lulzim Basha do të çelë gjithashtu fushatën më 12 prill, një orë përpara socialistëve, nën logon e koalicionit euroatlantik, duke kërkuar të mbajë një profil të pavarur nga fraksioni Berisha.

Në këtë garë, secili koalicion ka 186 kandidatë për deputetë, sipas formulës së re zgjedhore: 140 nga lista e hapur dhe 46 nga lista e mbyllur.

Të ngjashme

Të fundit