Nis sot java e 27-të në Superligën e Kosovës në futboll dhe në program janë dy ndeshje tejet interesante.
Malisheva e pret në shtëpinë e “Liman Gegaj”-t skuadrën e Prishtinës, shkruan Indeksonline

Ndeshja nis nga ora 15:00, pra me orar të ri të vendosur nga FFK-ja.
Sot zhvillohet edhe ndeshja tjetër e kësaj jave midis Feronikelit ’74 dhe Dritës.
Ky takim zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas nga ora 15:00./Indeksonline/
